Situata delikate kontraktuale e Paulo Dibalas me Juventusin dhe negociatat e ngrira të rinovimit, mund të bëjë që bardhezinjtë të konsiderojnë seriozisht shitjen e yllit argjentinas në qershor.

Skadenca e kontratës së Dibalas është në qershor të vitit 2022, Çelsi dhe Totenhem do të ishin dy klubet që do të regjistrohen në garën për Joya, me drejtuesit bardhezi që kërkojnë jo më pak se 50 milionë euro për lojtarin 27-vjeçar argjentinas.