Nga Ardjan Faja/

Dy llafe Ndonit dhe Erionit per intervisten e urise dhe torturave ne spitalin Shefqet Ndroqi,stisur nga Andon Qako dhe intervistuar nga Erioni.

O Ndoni dhe kolegu im Erion mos na beni budallej. Genjeni po me lezet e jo kaq trashe o Ndoni se jeten ai spital na e shpetoi. Po jo kaq trashe o Ndoni se infermierët dhe mjeket i kishim çdo minute pranë Po jo kaq trashe o Ndoni se nje infermiere kujdesej për 5 e jo per 13 pacientë. O Ndoni kovidi te paska lene pasoja. Ke ngarërruar turnet e ditës me të nates.
Po jo kaq trashe o Ndoni se gjalle je prej Zotit dhe atyre mantelbardhëve që pa turp pergojon.

Po jo kaq trashe o Ndoni. Se nuk ke të besh me njeres si vetja.Ke te bësh me njerës që jetën e dytë qe gezojne dine ta shfrytezojne per vepra te mira dhe jo genjeshtra siç ben ti.
Flm spitali i jetës Shefqet Ndroqi. Te jemi mirnjohes. Flm prof Silva Bala dhe gjithë atyre grave, vajzave, mjekë e infermierë, qe vigjëluan mbi ne per të na kthyer shendosh e mire neper shtepitë tona. Eh mor Ndoni dhe Erioni sa trashe e…