Nga Erion Braçe/ Fuqia e qetësisë! Dy miq, dy shokë, dy njerëz paqësorë, të fortë prej qetësisë, ndershmërisë, të pakorruptueshëm! 1.Ne mengjesin e 26 nentorit, ne #Thumane ishim pak njerez; Por Tina ishte aty, ne zonen e saj, me njerezit e saj. E shihja te levizte nga njeri pallat i rrenuar tek tjetri, ndiqte kerkimin e njerezve te shpetuar, qetesonte familjaret, perlotej, por nuk u leshua asnje minut, qendroi;

Vijoja ta ndiqja me sy sepse kisha nevoje per fuqine e qetesise se saj, te isha i kthjellet mes nje tragjedie qe te kepuste shpirtin! Pastaj u ngrit kampi dhe Tina ishte cader me cader, ne guzhine, me gra te tjera e me femije ne nevoje, te semure, pastaj ne shkollat e improvizuara e prane gjithkujt me rrethin e saj te paikologeve qe solli aty per ndihme.

Pastaj ne cdo makine qe merrte e dergonte njerezit ne hotelet mikpritese; Pastaj u takuam serish ne Bubq, perseri shtepi me shtepi me njerezit; Nje vit me rradhe prane tyre edhe tani qe shtepite po ribehen per te gjithe, te forta e te sigurta! Nje deputeti nje here ne jete mund ti ndodhe te perballet me tragjedi te tilla,nje here vetem dhe duhet ta gjej gati;

Tina ishte ne zone, ne detyre, pune, qendroi, e perballoi fizikisht, shpirterisht pertej cdo imagjinate e nenvleresimi burrash; Mirenjohes pafund per sherbimin Tina! Gjithcka qe ndame bashke ne Lushnje, Divjake, Thumane, ne #PARTINESOCIALISTE!

2.Musa Ulqinin kam nje jete qe e njoh; 31 vite bashke besoj! Me priti ne #PARTINESOCIALISTE, me mesoi rreth saj, por edhe rreth nderit, ndershmerise, dinjitetit, integritetit; Shpesh nuk e shoh ai qenie njerezore por si nje manual ndershmerie! Kemi bere beteja bashke, vecanerisht me te veshtiren e mundshme nga 1991-1996, beteje burrash e djemsh te forte, te palekundur ndaj nje rregjimi kriminal e nje krimineli ne krye te tij.

Bashke ishim ne pushtet e bashke serish ne opozite, pa leshuar, duke qendruar. Te jesh deputet, duhet te jesh si Musa Ulqini, te jesh socialist, duhet te jesh si Musa Ulqini-i ke degjuar te thone keshtu Musa? Kjo eshte e para! E dyta e me e rendesishmja; Te jesh i pakorruptueshem si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tend perhere, NUK ESHTE PAK KURRE NE POLITIKE! Krenar per ju!