Katër ditë më parë aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë jë vajzë, emrin e së cilës e zbuloi ditën e djeshme. Eliona publikoi një foto shumë të ëmbël teksa mbante në krahë të voglën e saj. “Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu. GALA ALLIU 22 Mars 2021”, ka shkruar Eliona përkrah fotos së ëmbël. Ajo gjithashtu na ka treguar portretin e ëmbël të të voglës së saj, të cilën po e shijon në maksimum.
Sot, Eliona ka rrëfyer emocionet më të bukura që po përjeton me ardhjen në jetë të vajzës së saj. Aktores ende s’i besohet që është bërë nënë, teksa rrëfen:“Eshtë një ndjesi që nuk e përshkruaj dot. E kap veten duke qarë disa herë në ditë teksa e shoh duke fjetur! Nuk paska ndjesi më të pastër e të bukur në botë!”- tregon ajo. Eliona ka treguar se do të donte shumë që gjatë lindjes të kishte të prnaishëm bashkëshoprtin e saj, por për shkak të situatës nga pandemia ai nuk ishte në sallë.
E vogla ka ardhur në jetë në orën 12:25 të ditës së hënë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në spital. Eliona ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes. Ajo ka shtuar se lindja ka qenë e vështirë, por ishte një moment magjik. Eliona ka treguar se dhimbjet i kanë zgjatur nga ora 5 e mëngjesit deri sa erdhi në jetë e vogla