Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe që “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre. Saimiri është larguar së fundmi drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë ai përmes postimeve në rrjete sociale. Ndërsa ndjekësve nuk ju ka shpëtuar fakti se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar Meri. Mirëpo, ndjekësit ende vazhdojnë t’i besojnë dyshimeve të tyre për raportin e Saimirit dhe Merit. Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për show, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.

Por, dyshime të reja lindën sërish dhe fajin e kanë postimet në Instagram. Ndjekësit besojnë se Saimiri dhe Generda kanë qenë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme. Pavarësisht aludimeve të shumta, Genarda ka sqaruar edhe njëherë se s’ka asgjë me Saimirin, madje në një intervistë për “Bordo” ka treguar se është zhgënjyer nga Saimiri. Kjo pasi besonte se do të ishte ajo vajza që do të zgjidhte Saimiri. Gjithashtu, Generda pretendon se ky i fundit nuk është treguar i sinqertë me të.

Intervista e plotë:

A po e shijon famën? Mund të them që më bëhet qejfi kur publiku më komplimenton, gjë që i pëlqen çdo personi besoj. Nëse do e kishe ditur që në fillim që Saimiri do zgjidhte Merin, do e kishe vazhduar programin? Jo, absolutisht Jo! Nuk di dhe nuk dua të shtirem. Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale? Tani për tani jam e lirë dhe e lumtur si një dallëndyshe A mbete e zhgënjyer natën finale nga Saimiri? Shumë, nuk e prisja dhe nuk e mendova për asnjë moment që unë nuk isha zgjedhja e Saimirit. A je xheloze për Saimirin dhe Merin? Jo, aspak fare!!! Për çfarë duhet të jem xheloze?! A mendon që ti duhet të ishe zgjedhja e Saimirit dhe jo Meri? Po, e mendova! Ke patur ndonjë propozim për të qenë protagoniste në LS II? Jo, nuk kam patur!

Si mendon se do të ishte eksperienca jote me 18 konkurentë sezonin tjetër të LS? Nuk e di, nuk arrita dot të kuptoj një djalë, merre me mend 18. Nëse do të ishe ti protagoniste LS dhe ndër djemtë që do të “garonin” për zemrën tënde do të ishte edhe Saimiri , a do ta kishe zgjedhur? Vetëm nëse Saimiri do të ishte i sinqertë siç isha edhe unë me të, atëherë ndoshta Po. A ke komunikuar më me Saimirin pas përfundimit të Love Story? Jo! Çfarë mendimi ke për thashethemet që janë përhapur për një lidhje të mundshme midis teje dhe Saimirit? Nuk merrem me thashetheme, nuk janë për mua A ndjen ende për Saimirin? Kam respekt! Cili është kujtimi më i bukur me Saimirin? Të gjitha janë shumë kujtime të bukura, Turqia ishte qershia mbi tortë. Çfarë planesh ke për të ardhmen? Nuk kam plane të medha, shpresoj të më shkojnë gjërat ashtu siç po më shkojnë perfekt si tani, do jem mëse e lumtur! Nëse Saimiri ndahet tani nga Meri dhe të kërkon një mundësi të dytë a do t’ja jepje? Kjo është një pyetje që e ka përgjigjen brenda. Nëse Sajmirit i pëlqen Meri, nuk mundet kurrë t’i pëlqej unë, pa dashur t’i shtoj ose t’i heq diçka Merit. Por ne jemi komplet të kundërta.