Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, S.B pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kër cënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale 21-vjeçaren. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i plotë i Policisë: Elbasan, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.