Pasi Riniani e refuzoi në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Sindi publikoi një video ku shihej me Atdheun në makinë teksa ai i këndonte. “Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më se*si duke kënduar vetëm për mua”, shkruante Sindi. “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”, ia kthente Atdheu.
Pas kësaj video Elvisi, ish-konkurrenti që deklaroi se ishte vetëm për Sindin në “Për’puthen”, duket se është bërë xheloz. Ai e ka ripostuar videon e tyre duke shkruar se e ka tërhequr zyrtarisht deklaratën për Sindin dhe duke i kërkuar takim sqaruar Atdheut. “E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun”, shkruan Elvisi. “Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora”, i përgjigjet Atdheu Atdheu.
Pas Atdheut u përgjigj edhe Sindi me një video me këngën e “Babastars”, “Hajde te baba”. “Të gjithë te baba vijnë në fund”, shkroi ajo.