Epidemiologu Ilir Alimehmeti deklaroi mëngjesin e sotëm gjatë një interviste në “Wake Up” se tani në pranverë pritet një ulje e rasteve me Covid-19.
“Nuk do zhduken rastet me Covid, por do ketë ulje. Në 10 ditët e kaluar testimet kanë qenë poshtë 20%. Testimet ishin 29% më 1 shkurt, ndërsa tani jemi në shifrat 14%. Po ta shohim shifrën e djeshme janë 394 qytetarë të shtruar, pra që janë zyrtare. Kemi ulje dhe të shtrimeve në spital”, theksoi Alimehmeti.