UEFA e ka ndarë mendjen në lidhje me EURO 2020 dhe ka në plan ta zhvillojë atë në 12 shtete këtë verë, sikurse është planifikuar që në fillim. Kohët e fundit pati shumë zëra dhe një prej atyre që foli ishte edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili tregoi se zhvillimi i Europianit në Angli mund të jetë një opsion.

Gjithsesi në UEFA duan të jenë optimist dhe për Sky Sport News kanë konfirmuar planin fillestar në një deklaratë të shkurtër: “Që kur u bë njoftimi për turneun për t’u zhvilluar në 12 vende, ai ka mbetur qëllimi i UEFA, pra për të orgranizuar atë në 12 vende

UEFA është e angazhuar të mbajë EURO 2020 në 12 qytete Europiane, sipas planit për të cilin kemi rënë dakord verën e kaluar. Nuk ka plane të tjera që po ndiqen”. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnoson, në fillim të javës u shprej se UK është gati të organizojë më shumë ndeshje, në rast se ndonjë vend do të tërhiqet prej pandemisë së COVID-19. Gjithsesi vendimi nuk është final. Çdo qytet pritës i EURO 2020 duhet të konfirmojë deri më 5 prill numrin e tifozëve të lejuar në çdo stadium, para se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të vendosë.