Dashi
Gjatë kësaj të merkure do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka pushtuar jetën tuaj prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi që të largoheni nga çdo detyrim social, madje edhe ato financiare. Megjithatë duhet të dini se nxitimi nuk sjell zgjidhje të frytshme, ndërsa durimi është çelësi kryesor.

Demi
Shoqëria juaj sot do të jetë shumë mbështetëse dhe do të keni mundësi të bisedoni me njerëz interesant. Dëgjoni mendimin e tyre dhe përpiquni të adoptoni qëndrimin e tyre optimist, sepse kjo do t’ju bëjë të shihni gjërat ndryshe dhe të bëni lëvizjet e nevojshme për të përmirësuar jetën tuaj.

Binjaket
Ndonëse momentalisht po ndodhin shumë gjëra interesante dhe të rëndësishme, do të keni mjaft kohë të lirë që nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar. Bëhuni gati për t’u argëtuar, duke dalë nga rutina e përditshme.

Gaforrja
Më në fund do të hyni në një periudhë të qetë sa i takon sferës profesionale. Do të tregoheni tejet pozitiv dhe gati për të lënë pas çdo problematikë, ndërkohë që sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorshme.

Luani
Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën.

Virgjeresha
Nëse keni përjetuar një konflikt në dashuri, ky është momenti i duhur për ta zgjidhur. Hëna do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me të cilat mund të përballeni. Edhe sa i takon punës mund të vijë zgjidhja të cilën e prisnit.

Peshorja
Pavarësisht dëshirës për të dominuar dhe për të dalë në pah, kjo e merkure kërkon qetësi. Ndonëse në punë keni qenë të ngarkuar me stres, gjatë kësaj dite do të jeni në ekuilibër.

Akrepi
Kjo ditë do të jetë më e mirë se e martja, por është momenti për të diskutuar disa vendime dhe për të bërë disa zgjedhje në dashuri. Gjeni kurajën e duhur dhe reflektoni më gjatë.

Shigjetari
Kjo e enjte nuk do të jetë ashtu sikurse e prisnit. Mund të haseni me shumë probleme në profesion dhe familje. Përpiquni të gjeni kohë për t’u relaksuar. Rekomandohet të flisni hapur me familjarët tuaj, pasi do të ndiheni shumë më mirë.

Bricjapi
Kjo ditë do të jetë vërtetë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të ndihen gati që të përfshihen në projekte të reja. Yjet ju favorizojnë, veç bëni kujdes ndaj ndonjë problemi të papritur që mund t’iu dalë përpara.

Ujori
Për shumë prej jush është një periudhë e rritjes profesionale dhe personale me perspektivë të shkëlqyeshme për të ardhmen, mos e lini pas dore familjen për karrierë. Organizoni më mirë aspektin operacional, së shpejti do të shihni përfitimet! Shijoni shoqërinë e të dashurit tuaj pa lënë pas dore mirëqenien tuaj. Keni kujdes, mund të ketë zona ku po flakni kohë dhe përpjekje për asgjë.

Peshqit
Energjitë nuk janë të pakufizuara, është e vërtetë, por kjo nuk është arsyeja pse duhet të tërhiqeni nga një angazhim i bërë më parë. Përvishini mëngët pa u ankuar dhe përpiquni t’ja dilni mbanë! Trupi i njeriut është një mekanizëm i përsosur, përveç se disa zakone shumë jo të shëndetshme ndryshkin ingranazhet e tij. Do ketë ndjenja harmonie në çift.