Moderatorja e njohur Fatma Methasani ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë” në ABC ku rrëfeu në rubrikën “Në mundsh” se periudhën e paslindjes e ka përjetuar shumë keq. Moderatorja tregoi se është marrë me detaje të vogla siç ishin ndryshimi i menjëhershëm i jetës dhe shtimi në peshë, që tani i vlerëson si detaje komplet të parëndësishme.
“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme.
Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme. Por unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar si duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme”, tha Fatma. “Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”, përfundoi ajo.