Tenisti zviceran Roger Federer ka pranuar se në fillimet e karrierës së tij ka menduar më shumë për paratë se sa për famën. “Në fillimet e karrierës time, paratë ishin shumë të rëndësishme në zgjedhjen e turneve që bëja për të luajtur”.
“Babai im me thoshte se ishte e rëndësishme të renditesha brenda top-100 tenistëve më të mirë në botë, pasi ai pozicion do të më jepte mundësi të hiqja mënjanë ca parà”, tha Federer, që këtë javë arriti shifrën e 1100 javëve në “top-100” tenistët më të mirë në botë.
Për herë të parë ai ka hyrë në “top-100 më të mirët” më 20 shtator 1999, kur ishte 18 vjeç. Ndaj dhe deklaratat e tij për paratë i referoheshin moshës së tij të adoleshencës. Ai është një nga tenistët e paktë që ka fituar mbi 100 milionë dollarë në karrierën e tij nga turnetë ku ka luajtur.