Fushata ka nisur të krijoj trendin e saj të shumëllojshëm. Jemi gati 5 ditë nga fillimi zyrtar i fushatës dhe duket sikur kjo fushatë do të ketë kryefjalë të saj imazhin. Nga bluzet woody që i shohim në çdo takim të nisur deri tek gjetjet e veçanta që lidhen me traditën e elektoratit sipas zonës.
Një gjetje të veçantë ka bërë dhe deputetja e Partisë Socialiste për Pogradecin Blerina Gjylameti. Siç shihet në bluzen e saj shfaqen vargjet e famshme e “Dremit Liqeri” të Lasgush Poradeci.