Pas ndarjes, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ata takohen dhe flasin shpesh për hir të vajzës së tyre, Viktorias.
Së fundmi, Rudina ka publikuar në rrjete sociale një video duke kërcyer me Vikin. Kjo video nuk i ka shpëtuar as ish-bashkëshortit, komenti i të cilit ka marrë të gjithë vëmendjen. Aleksi ka komentuar dy zemra të kuqe në postimin e Rudinës, si për të demostruar se raporti i tyre vazhdon të jetë shumë në rregull.