Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër pas skandalit të përplasjes së Presidentit Meta me efektivët e policisë pranë zyrave të FRD. “Policia shkeli ligjin, por psikopatia apo skizofrenia e Presidentit në funksion të ruajtues pushtetit, është 100 herë më e moralshme se paftyrsia e asaj pjese të shoqërisë e cila deri dje e akuzonte si hajdut, kriminel apo simbol të korrupsionit, ndërsa sot e legjitimojnë dhe justifikojnë me argumentin se ky mbron Kushtetutën. Imoraliteti popullor, është më i rrezikshëm, se amoraliteti i kryetarit të shtetit. Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokrat që ju pështyn 20 vjet dhe ju lëpihen 10 të tjera. Fundërrina”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Më tej Spahiu ngre pyetjen:Po sikur i çmenduri në Krye të Shtetit, të ketë edhe gruan në Krye të Pushtetit? Ditën e sotme presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.
Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.