Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se nuk mund të prekesh nga format e reja.
PJESE NGA BISEDA
Sa duhet të besojmë tek vaksinat?
vaksinat perfektë, ideale, do të dojë kohë akoma. Por përsa i përket pjesës së vaksinave, dogma që nisin dhe me Izraelin është; sa më shumë të vaksinuar, për të pasur sa më pak të vdekur dhe të intubuar.
Më mirë një person që e ka kaluar COVID apo një që nuk e ka kaluar dhe është vaksinuar?
Po e marr duke u nisur nga vetja ime. Unë e kalova, se kalova lehtë. Kur bëra testin e antitrupave, nuk kisha pak. Isha në dilemë që ta bëja apo jo vaksinën. Kolegët më këshilluan që të bëja dozën e dytë.
A duhet të bazohemi tek anti-trupat?
Reagimi është individual. Duhet shumë kujdes!
A kemi imuniteti kur nuk shfaqim fare antitrupa?
Është shpejt për ta thënë. Rastet janë të pakta, vlerësimet po ashtu. Bisede serioze është e vështirë që të bëhet. COVID të surprizon, për mos të folur për format e reja që janë shfaqur.
Kur dalin analizat paksa shqetësuese për diabetin? Ndikon COVID?
Një nga gjerat që duhet të shqetësoheshe ishte glicemia të sëmurët e intubuar. Po të shihje gliceminë që po niste të lëkundej, duhej të shqetësoheshe. Nuk është vetëm COVID. Sa i përket shqetësimit se COVID mund të kthejë dhe diabetin.
Sa zgjat imuniteti?
Edhe të infektuarit jo vonë po ndodh që të infektohen me format e reja. Vaksina ideale po vonohet që të vijë. Edhe për format e reja po diskutohet shumë efikasiteti, ndaj duhet të ruhemi shumë.
Kush është më efikase nga vaksinat?
Do i bëj bisht kësaj pyetje. Skam informacionin e duhur dhe shumë pak njerëz në botë e kanë këtë. Ndaj nuk më pëlqen të jap mendim për diçka kur nuk kam informacion të mirë.
Një pyetje; më është rikthyer kolla
Kjo është problematikë që ndodh, për disa kushte, alergji apo ndryshim klimaterik. Një kontroll tek mjeku nuk do të ishte keq.
Kur e shihni dritën jeshile?
Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare. Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee. Imuniteti i madh i popullatës është akoma larg, Jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Sa i përket atyre teorive për ‘imunitetin e tufës’ deri tani nuk janë optimiste shenjat.
Kur e shihni fundin e pandemisë?
Për fat të keq, COVID i ka kaluar caqet e sëmundjes. Është edhe ekonomi, edhe pushtet, edhe politikë. Kur të vijë një vaksinë, s’pretendoj ideale, por si në rastin e gripit. Bëhet fjalë për 3-4 dekada vaksinash.