Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi ka nxjerrë me foto dhe emra simpatizantët e Partisë Socialiste që u bënë pjesë e përplasjes paraditën e sotme. Bardhi ka nxjerrë fotot e të përfshirëve në përplasje, duke i identifikuar me emra, ndërsa shton se të gjithë kanë precedentë të mëparshëm kriminalë.

EMRAT e të përfshirëve në sherr sipas Bardhit:

1. KELMEND YMER XHAFERRI ( pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.
3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.