Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, në një intervistë me Skai TV, rekomandoi të gjitha palët të qëndrojnë të qeta dhe të shprehin respekt për vaksinën AstraZeneca kur analizojnë të dhënat shkencore, pasi disa vende të BE kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e saj.

“Ne jemi në pritje të vendimeve të organizatave zyrtare, të tilla si Agjencia Europiane e Barnave (EMA), e cila do të mblidhet për këtë çështje këtë javë”, theksoi Kikilias.

“Derisa EMA të thotë ndryshe, vaksinimet me vaksinën AstraZeneca do të vazhdojnë”, shtoi Kikilias.

”EMA është institucioni për sigurinë e ilaçeve dhe vaksinave në Europë, rekomandimet e të cilit qeveria dhe autoritetet kompetente në Greqi i kanë ndjekur nga afër që nga fillimi i vaksinimit”, theksoi ai.