Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, këtë të martë ka inspektuar nga afër punimet në ish Sheshin Shqiponja. Sot në këtë aks rrugor për të eleminuar trafikun që krijohet prej muajsh është hapur tuneli numër katër i nyjës Shqiponja që do të ndihmojë në eliminimin e trafikut të dendur në këtë aks.

Balluku bën me dije se përmes këtij tuneli do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

“U kërkojmë ndjesë qytetarëve për orët që harxhojnë në këtë aks por shumë shpjet brenda dy javësh do të hapim dhe tunelin e katër për këtë aks. Tunelet provizore do të bëjnë të mundur dhe menaxhimin e trafikut deri në dhjetor të vitit 2021 kur dhe do të përfundojë përfundimisht ky aks dhe secili tunel do të marrë funksionin për të cilin është treguar”, ka theksuar ministrja.