Harry Kane ishte lojtari më i mirë në fushë për Anglinë në suksesin ndaj Shqipërisë, me një gol një asist dhe një traversë.

I intervistuar nga Supersport, shtatlarti theksoi se pavarsisht suksesit 0-2, ndaj kuqezinjëve ishte e vështirë për Anglinë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pjesa e parë. Nuk i jap notë Shqipërisë, por ishte ndeshje e vështirë. Jemi të kënaqur me tre pikët“, deklaroi sulmuesi i Tottenham.