Nga Sokol Terihati
Profesoreshe Luljeta Bozon, e kam njohur shume vite me pare edhe per shkak te lidhjeve miqesore me gjithe te tjeret, qe perbejne familjen e saj! Me Todin, me Petrin e Alden edhe per shkak te profesionit. E them pa e tepruar , qe me te e ndjen veten si tek nena! Nje grua qe reflekton vetem dashuri e miresi njerezore. Pa folur per kapacitetin e saj shkencor e intelektual, se per te flasin qindra botimet e punimet shkencore, te nivelit evropian. Kur ndodhi fatkeqesia jone e perbashket, termeti, nje shoqeri e tere u tkurr ne panik dhe ankth.
Te gjithe, si femije te hutuar dhe te pambrojtur, kthyem syte tek profesoreshe Luljeta, si tek nena! Ajo, si askush nga koleget e saj, na vinte ne gjume ne ato dite tmerri. Na vinte ne gjume jo me perralla, por me shkence. Ndaj ato dite, tek ajo, Luljeta Bozo, ne besonim si tek Zoti! E zgjata kaq shume, sepse jam vertet i tmerruar nga mllefi dhe balta qe po hidhet mbi te keto dite! Eshte vertet e pabesueshme se sa bastarde jemi ne si shoqeri. Kryesorja qe i permendim, eshte mosha, te cilen nuk e vume re vjet kur e degjonim çdo nate me goje hapur, vjet kur ishte vetem nje vit me e re!
Ej, mosmirenjohes! Luljeta Bozo, ka mend sa gjithe parlamentaret qesharake! Nga i pari, tek i fundit! Luljeta Bozo i ben nder çdo Parlamenti evropian! Ky shkrim nuk ka qellim te mbroje Luljeten, se nuk ka per çfare t’a mbrosh! Ky shkrim ka per qellim t’ju mbroje ju mjeraneve, nga ligesite tuaja perverse! Nese e keni me Edi Ramen, e keni rastin ne prill! Profesoreshe e mrekullueshme! Gezuar 8 marsin! Na fal, po keshtu jemi gatuar ne! Mosmirenjohes! Ndaj jemi ketu ku jemi!