Keni nevojë për pak ëmbëlsi në jetën tuaj? Shumë mirë, sepse shpejt do ta merrni këtë kënaqësi. Nga kush? Nga Hëna e Re, një prej atyre që nxit iniciativat, që ju ndihmon të vendosni dhe ndryshoni, pa probleme.
Rreth orës 11.20 të 13 marsit, Hëna, Dielli, Venusi dhe Neptuni do të jenë shumë afër shenjës së Peshqve, duke i dhënë jetë një muaji (lunar) vërtet special. Neptuni sjell dashurinë, Venusi dhuron ndjesinë e të bukurës dhe harmonisë, pra nuk mungojnë rastet për të jetuar diçka vërtet të këndshme, simpatike.
Po kush do ta jetonte më mirë këtë energji? Me shumë mundësi Peshqit, Akrepi, Gaforrja, Demi dhe Bricjapi, pra ato shenja që do të arrijnë të ndryshojnë për mirë duke ia filluar nga xhentilesa dhe respekti për ndjenjat.
Dashi, Virgjëresha dhe Binjakët duhet të përshtaten me gjendjen e re të yjeve, edhe pse do të kishin preferuar diçka më të shpejtë, më konkrete.
Për Ujorin dhe Shigjetarin mund të ketë ardhur momenti ideal për të ndryshuar metodat, për të vepruar me një lloj xhentilese me njerëzit afër tyre si kolegët apo partneri.
Luani do të duhej të ishte pak më i butë dhe më mirëkuptues kur është fjala për të ndihmuar dikë, kurse për Peshoren do të jetë një rast i shkëlqyer për t’u kujdesur për look-un dhe mirëqenien, duke e nisur me një trajtim, dietë ose aktivitet sportiv.