Nga Artur Ajazi/
Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, njeriu që më shumë se kurrë ka të drejtën morale të kërkojë dhe fitojë mandatin e tretë qeverisës, ka bërë një prezantim të padëgjuar të kandidatëve më pikantë në disa qytete. Ai ka bërë krahasimin më briland mes atyre që ngjallin besimin dhe shpresën e shqiptarëve, dhe atyre që vijnë nga dhomat e montazhit të opozitës, si njerëzit hije të kryetarit. Si asnjëherë tjetër, me energjinë dhe timbrin e veçantë të zërit, Edi Rama ka dalë përballë kandidatëve duke u treguar dhe kërkuar atyre kurajon dhe besimin, në një betejë që do të fitohet, përballë me ata që ai i quajti “e shkuara”.
Ata janë e keqja, e shkuara, ata janë e vjetra, kurse ne jemi e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi- ka deklaruar kryeministri.Duke personifikuar çdo njërin prej kandidatëve të opozitës, me figura të spikatura të humorit apo me personazhe barcaletash, Edi Rama tregoi diçka tjetër në fjalimin e tij. Ai, i ka mundur të gjithë me forcën e bindjes, forcën e arsyes, logjikës, me energjinë e pashterur të politikanit që nuk përton të merret me gjithçka, me reformat, investimet, rindërtimin, pandeminë, vaksinimin, fushatën, takimet me qytetarët, dhe nuk harron ti japë përgjigje as Ilirit, Lulzimit, Saliut, Dashit, Gonit, apo Vangjelit dhe Shpëtimit. I munde Edi Rama, i munde me thjeshtësinë e qytetarit, kryeministrit, kryetarit, fitimtarit, ata që nuk arrijnë të kapin as “vagonin e mallrave” në trenin ekspres të Partisë Socialiste. I munde Edi Rama i munde, ata që janë zhytur në gropat e oborrit të SHQUP-it, dhe mbajnë sytë nga Kryeministria apo zyra e Doktorit, me shpresë se “dita jonë po afron”.
I munde Edi Rama i munde, ata që nuk dinë të bëjnë as ekip, as lista, as opozitë dhe as qeverisje, dhe sërish duan pushtet.I munde Edi Rama, ata që fitoren e pushtetin e shohin tek zhvatja, vjedhja dhe pasurimi brënda një mandati, ata që rrëzimin e një kryeministri e shohin tek dopjo e parë e rakisë, dhe katandisen si gargarel para kamerave duke mos e patur për gajle, tu kërkojnë shqiptarëve “votën”. I munde Edi Rama, i munde të gjithë pleqtë e opozitës, me në krye kryeplakun e SHQUP-it.
I munde ata, që ditën “qajnë” hallet e popullit , kurse natën bëjnë “mbledhje pune” me oligarkët që tu zhvasin ndonjë vilë, pallat, makinë luksoze, apo thesin me para. I munde Edi Rama, e munde Monikën dhe Ilirin, Vangjelin dhe Shpëtimin, me soj dhe sorrollop, akoma pa nisur mirë fushata, u ke mbyllur gojën dhe bllokuar mëndjen, aq sa merren akoma me “bëmat e Nanos kur ishte në pushtet”. I munde Edi Rama, i munde pa ardhur mirë dita e votimit, ata që nuk mësuan kurrë të bëjnë as ekip dhe as “gola” në fushën e kundërshtarit, pasi e vetmja filozofi triumfuese që kanë është vetëm dhuna, shpifja dhe shkatërrimi. I munde Edi Rama, i munde i vetëm, ata që kanë humbur prej kohësh arsyen,qetësinë,logjikën,ata që kanë mbi supe mëkate dhe mallëkime shqiptarësh, ata që pasurinë e vendosin mbi gjithçka, ata që për pushtetin i vënë flakën Shqipërisë.