Mjeku i njohur Tritan Kalo dy ditë më parë do të shprehej se vaksina e AstraZenecas ishte e sigurt dhe efikase, ndërsa sipas tij ‘blloku’ që po i bëhej ishte me prapavijë, politike.
Sot EMA “certifikojë” edhe një herë AstraZenecan duke i dhënë “Ok” për tu injektuar, ndërsa po sot ka ardhur një reagim i dytë edhe nga mjeku Kalo. Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook shkruan se duhet të vazhdojmë shpejt me procesin e vaksinimit dhe të mos humbim kohë, pasi çdo vdekje është një fatkeqësi për popullin shqiptar.
Kalo shkruan se kurrë arsyetimi shkencor nuk duhet të errësohet nga politika.
Shënimi i plotë i Tritan Kalos:
Kohë kovidiane…18.03.2021…Mantelbardhëve për çdo moment të jetës dhe punës së tyre, DUHET që arsyetimin tua udhërrefejë Betimi i tyre, dija shkencore dhe profesionalizmi….KURRË arsyetimi ynë nuku duhet, që në asnjë rrethanë të errësohet nga pasionet e “Pordhi-tikës”….Prononcimi im i mëposhtëm, i cili i parapriu vendimit të sotëm të EMA (Agjensisë Europiane të Medikamenteve) në lidhje me sigurinë e vaksinës Astra-Zeneca kundër Covid-19 pati jehonë shumë positive, POR ai nxiti edhe jo pak komente të mëndjeçarturve të yshtura nga militantizmi…Jo më kot “il poppolo Albanese” shprehet se: “E drejta vonon por kurrë nuk mungon”….Kthjelloni mëndjet tuaja të errësuara nga pasionet politike…Jemi në një “luftë për jetë a vdekje me armikun e padukshëm Sars-Cov2/Covid-19”….Mbështetja e çdo mase dhe veprimi, që mbështet këtë “luftë” ndaj një virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës është e mirëpritur, e kundërta duhet dënuar si moralisht po ashtu edhe ligjërisht…Nuk jemi të tepërt mbi këtë tokë, ndaj edhe një jetë e humbur është shumë për Kombin Shqiptar….Fatmirësisht masave dobiprurëse në këtë “luftë” MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim) u erdhi më së fundmi në ndihmë edhe një masë e katërt VAKSINIMI…Informohuni paraprikisht për të dhe më pas mos hezitoni për asnjë dekikë në bërjen e saj…Vaksinimin, vaksinim dhe vaksinim sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur…Ju duam dhe për çdo minutë jemi aty në vijën e parë të kësaj lufte, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë tju vimë në ndihmë për të triumfuar mbi Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!