Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së.
Por ja cfarë thotë ligji “Për partitë politike”, neni 22, pika b: “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi.”
– FRD nuk eshte parti me perfaqesim parlamentar dhe nuk ka as 1% te mesatares se votave ne tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkine e Tiranes te siguroje seli per partite qe nuk permbushin keto pika te ligjit.
– Bashkia e Tiranes ka vepruar njesoj edhe me parti te tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianet e Zef Bushatit, ne momentin qe nuk kane perfaqesim ne parlament.
– FRD eshte njoftuar sipas ligjit, disa dite perpara dhe i eshte lene koha e nevojshme per te marre masat dhe lirimin e godines.