Nga Pajtim Bello/
Po rrokulliset viti i 15-të nga 5 korriku i vitit 2006, kur u prish mbikalimi i Zogut të Zi. Në atë kohë që prej disa muajsh në qeverisjen qendrore kishte zbarkuar Partia Demokratike me Kryeministër Z. Sali Berisha, i cili dukej se me dorë të hekurt do të merrte revanshin e e gremisjes nga froni në vitin 1997 dhe jo vetëm. Një betejë e pa shëmbullt, tërësisht politke, u zhvillua mes Qeverisë qëndrore dhe asaj Vendore-Bashkisë Tiranë në rreth rrotullimin e Zogut të Zi. Bashkia Tiranë kishte armën e arsyes, të perspektivës së zhvillimit dhe të ligjit por asgjë prej tyre, përfshi edhe mbështetjen mbarë popullore, nuk mjaftuan të ndalonin revanshin e verbëer të Qeverisë që kishte të vetmen armë: fuqinë e pushtetit të mëkuar e mbarsur me inatin dhe mërinë e kryeminstrit të kohës. Edhe pse betejat ligjore i fitoi Bashkia Tiranë, strukturat e mbikalimit u rrafshuan. Makineritë e rënda, duke hungiritur si të ishin tiranosaurë, shfrynin e kafshonin strukturat betonarme të mbikalimit; një masakër kafshërore kjo për të keqen e të gjithëve. Koha rrjedh por ajo ka memorien e vetë. Përmes memories ajo kujton, flet, ballafaqon dhe fshikullon. Edhe pse kanë kaluar jo pak vite vite, odiseja e prishjes së strukturave të realizuara në mbikalimin e Zogut të Zi duket se do të rikthehet në vëmëndjen e shqiptarëve.
Ndoshta në një hark kohor rreth një mujor ngjarja 5 korrikut 2006, ajo dramë dueli, do të riçfaqet. Seriali i sajë e do të luhet në të njëjtin shesh, tek tek Zogu i Zi. Gjithë tensioni, i një periudhe jo të shkurtër betejash, do të shkarkojë i shtuar dhe do të shkundë kujetesën e të gjithëve. Palët e betejës politike të zhvilluar në atë kohë do të përballen me faktin. Fakti do të jetë kokë fort. Me tu vënë në shfrytzim nyja e re tek ish Sheshi Shqiponja, Rreth Rrotullimi i Zogut të Zi pritet të kthehet në nyjen më të mbingarkuar për qarkullimin e automjeteve në të gjithe kryeqytetin; ndërkohë do të sjellë një stres që do ta vuajnë qytetarët. Ky mbistres është produkti që sjellin Fitimtarët e prishjes së 5 korrikut të vitit 2006. Tashmë qytetarët do të shohin kush kishte dhe ka të drejtë, kush është ish Kryetari i Bashkisë Edi Rama, sot Kryeministër i vendit dhe kush është ish Kryeminstri i asaj kohe Sali Berisha bashkë me çetën e tij barbare, që sot kërkojnë pushtet. Mbi gjithçka do të kuptojnë e vlerësojnë fillozofinë e qeversjes të seicilës palë. Cila palë ka vision, punon e ndërton në dobi së ardhmes dhe cila palë shkatërron nga që visionin ia ka errësuar mëria, ndjenja e hakmarrjes dhe bajraktarizmi e pse jo edhe mosdija. Njëra Palë ka përqafuar ndërtimin dhe tjetra shkatërrimin. Njera palë lodhet të dërtoje dhe njera palë festoon fitoren kur pish!..
Aso kohe dora e djathtë e vendimeve dhe aksioneve të Qeverisë Berisha ishte Lulzim Basha dhe shumë mbështetës të zjarrtë nga ish KOP-istët, të cilët aktualisht janë hedhur në sulm për të marrë një mandate qeverisës në 25 Prillin e sivjetshëm. Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe sot pretedent për kryeministër, ka udhëhequr prishjen e strukturave të mbikalimit. Në prezencën e forcave të policisë ndërtimore për gazetarët ka deklaruar pak a shumë: “Prishja e mbikalimit është një masë që merret për lehtësimin e trafikut në hyrje të Tiranës. Është një masë me karakter të përkohshëm, që ndërmerr organi i policisë ndërtimore.”. Por ata vetëm sa e prishëm dhe nuk morën asnjë masë për lehtësimin e trafikut, siç deklaruan!.. Pra vetëm se prishën siç kishin bërë edhe herë të tjera. U dhimbkan sytë nga arritjet e të tjerëve, sedra e tyre e sëmurë nuk e pranon suksesin e të tjerëve… Fillozofia e tyre është ti prishim çfarë kanë bërë kundërshtarët! Përse vallë?!
Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron!..Këtu është problem më i madh që ka të bëjë me pandreqshmërinë e këtij lloji. Këta gjejnë arsyen e mos arsyes për të gjeneruar valë shkqtërrimtare, ashtu si forcat e verbëra që shkaktojnë fatkeqësi. Sjellim në vëmëndje prishjen e një pasurie miliarda dollarësh të krijuara nga sistemi njëpartiak si fabrika, uzina, punishte të thjeshta, sera, sisteme për vaditje, plantacione agrumesh e pemëtoreh të tjera etj.. duke i cilësuar si komuniste! O zot çfarë dhune “revolucionare” kundër pasurisë, kundër makinerive me një arsyetim batakçilerësh!.. Edhe për prishjen e strukturave tek rreth rrotullimi vendimi u mor mbi bazën e një thirrjeje patetike. Ju kujtoj kur më 29 dhjetor të 2005-s Z Sali Berisha gjatë mbledhjes së KKRTSH-së ftoi (urdhëroi e kërcënoi) të gjithë antarët që të votonin për shembjen e mbikalimit: “Ju ftoj të shfuqizojmë vendimin e KKRT-së të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Zogut të Zi.
Ky vendim në çdo germë të tij pikon korrupsion dhe të shkojnë në ndjekje penale të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në këtë krim të vërtetë urbanistik.”Një hërë gogoli komunist, herën tjetër gogoli i krimit urbanistik imgjinar dhe në çdo rast do të gjendet një gogol që të justifokjë prishen strukturat e Unazës së Re, investimi i Sheshit Skënderbej, parqet dhe këndet e lodrave etj.., ku drejtuesit e PD kanë udhëhequr aksione kundërshtuese duke i kthyer edhe në kauza të kohës. E gjithë kjo shpurë shkatërruesish kërkon pushtet sepse në arshivën memoriale të vetën ka shumë e shumë objekte për ti prishur dhe ka dhënë prova që këtë dinë ta bëjë shumë mirë. Por koha ka rrjedhur dhe qytetarët kanë parë e mësuar shumë. Një shumicë e cilësuar jo vetëm që nuk iu jep votë por mendon ndryshe. Për këtë shumicë ka ardhur koha që shëmbja e strukturave të ish mbikalimit tek Zogu i Zi të klasifikohet një vepër penale jo dosido por: shpërdorim i pushtetit, shkelje e autonomisë së pushtetit vendor, dëm ekonomik i buxhetit të Bashkisë Tiranë dhe cënim i cilësisë e sigurisë së jetës së qytetarëve. (Kujtoj se ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku prishjen e mbikalimit e cilëson të gabuar që bie ndesh me kushtetutën!..) Sa folëm është dëshmia e parë, e rëndë por jo e vetmja që vjen nga Ish Mbikalimit i Zogut të Zi. Ish Mbikalimit i Zogut të Zi kërkon ndëshkim të dyfishtë: me votë dhe me ligj. Ndëshkimi me votë do të ndodhë si edhe herë të tjera. Për ndëshkimin me ligj të presim dhe shpresojmë!