Arthur, Bonuçi dhe Cuadrado: trajneri Andrea Pirlo rikuperon tre elementë të çmuar për ndeshjen e madhe të mbrëmjes së sotme kundër Lazios në “Allianz Stadium”. Cristiano Ronaldo nuk është në gjendjen më të mirë, i cili është ende në listën e skuadrës, por do ta nisë nga pankina.

Kjo është lista e plotë e Juventus: Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon. Mbrojtësit: Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonuçi, Demiral, Di Pardo, Dragusin, De Marino. Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters. Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Morata, Aké.