Një ish-mësues, i cili jetonte në makinë e tij në një qytet të Kalifornisë, ka marrë një çek prej 27.000 dollarësh, pasi një ish student i tij organizoi një mbledhje fondesh në internet.
Mësuesi Jose Villarruel nga Fontana kishte punuar në një numër shkollash për dekada, por pasi Covid-19 i detyroi shkollat të mbylleshin ai vendosi se ishte koha ta linte këtë profesion. Pas dorëheqjes pensioni i tij nuk mund të mbulonte borxhet e tij ët papaguara duke e detyruar ish-mësuesin të jetonte në makinën e tij.
Villarruel tha për Fox11:” Kur situata në shkollë ndryshoi plotësisht mendova se puna e një mësuesi zëvendësues kishte mbaruar plotësisht. Në maj unë paraqita dorëheqjen time. Arrita të bëja të gjitha dokumentet dhe rregullimet për të përfituar pensionin tim.”
Për përvojën e tij të jetesës në makinë ai shtoi: “Trupi im është përshtatur tashmë me gjumin në sedilje. Makina më shërben si një mjet transporti, dhomë ngrënie dhe dhomë gjumi.”
Ish-studenti i Villarruel, Steven Nava, u takua me të javën e kaluar ndërsa ai ishte ulur në makinë dhe vendosi të krijonte një mbledhje fondesh.
Ai tha:” Unë e shikoja pothuajse çdo ditë dhe kjo më bëri të bisedoja me të dhe të kuptoja situatën e tij.“
“Unë isha i mërzitur për realitetin e krijuar nga pandemia dhe mënyrën se si mësuesit kanë mbetur pa punë. Të shohësh një nga mësuesit e tu të jetojë ashtu të vjen mendimi vetëm ta ndihmosh,” shtoi studenti. Pasi i dorëzoi fillimisht Villarruel 300 dollarë, Nava krijoi një llogari GoFundMe në mënyrë që të ndihmonte ish-mësuesin. Donacionet për Villarruel kishin arritur në 27.480 dollarë.
“Kjo mbledhje fondesh është për ta ndihmuar atë t’ia dalë financiarisht dhe të kthehet në jetën normale. Çdo ndihmë vlerësohet, faleminderit Zoti ju bekoftë,” thotë Nava.
Në një video në TikTok të postuar në llogarinë e Z.Nava, Villarruel tha se tani po qëndronte në një hotel. Kur studentët i dhanë çekun z.Villarruel tha se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur.
“Mendimi im fillestar ishte ‘A jam duke ëndërruar?” Unë ende nuk mund ta besoj,” tha ai.
“Ndjenja më e madhe që kam tani është një detyrim që duhet të bëj më shumë për botën dhe unë do ta gjej një mënyrë për ta bërë atë,” përfundoi Villarruel.