Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19. Bashkim Fino prej kohësh ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur dot të fitojë këtë betejë duke humbur jetën.

Bashkim Fino u lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Bashkim Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Ai ishte i renditur sërish si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit.