Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen pë ndarje nga jeta të deputeti Bashkim Fino. Nëpërmjet një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale Rama shkruan se është e pabesueshme , por fatkeqësisht e vërtet.

I tronditur nga humbja e papritur kryeministri njofton se : Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.

Kryeministri Rama mesazh ngushellimi: ⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.