Në Itali u regjistruan 23 059 raste pozitive me COVID në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që e çojnë totalin e tyre në 3 281 810. Nga ana tjetër, u raportuan edhe 431 v ikti ma të tjera, për një total prej 103 432 që nga fillimi i emergjencës. Deri më tani, ka aktualisht 539 008 raste pozitive në Itali, me një rritje prej 2 893, e krahasuar me dje.
Që nga fillimi i pandemisë, 2 639 370 persona janë shëruar dhe shkarkuar nga spitalet, me një rritje prej 19 716 në 24 orët e fundit. Ka 509 174 të infektuar me COVID-19 në izolim në shtëpi, 2 413 më shumë se dje.
Shkalla e pozitivitetit është rritur me 0,7 % duke shkuar në 6,2%, (dje ishte 5,5%) Në kujdes intensiv (ICU) janë gjithsej 3 317 pacientë të shtruar për Covid, 61 më shumë se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 324 (dje ishin 319). Në pavijonet e zakonshme Covid, ka 26 517pacientë, me një rritje prej 419 në 24 orët e fundit./