Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe homologu i saj italian kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit të shqiptarëve në shtetin fqinj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot në rrjetet sociale ku shkruan se kjo mbyll procedurën e gjatë të këtij procesi për merakun e atyre që udhëtojnë me makinë matanë detit.

Ai ka dhe një mesazh duke shtuar se herë tjetër nuk duhet harruar se ai thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan Rama.