Mundo Deportivo, e përditshme sportive spanjolle, ka shkruar për të ardhmen e Erling Haaland, sulmues i Borussia Dortmund.

Norvegjezi ka përfunduar në shënjestrën e të gjithë klubeve të mëdha të Europës, mes të cilëve është edhe Juventus, gati për një revolucion teknik në merkaton e ardhshme.

Sipas gazetës spanjolle, bardhezinjtë mund të heqin dorë nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala për të arritur te Haaland me ndihmën e Mino Raiola-s, menaxheri i 20-vjeçarit.