Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar Ssot me fushatën e tij elektorale në Fier. Takimi u proreklamua me entuziasëm dhe thirrje, por në fakt nëse i referohemi pamjeve të filmuara me dron tregojnë qartë se Basha ishte rrethuar vetëm nga një grusht njerëzish, ku kishte shumë minorenë.
E gjithë kjo situatë krijoi një kaos, saqë deklaratat e Bashës nuk u dëgjuan fare dhe askush nuk e kuptoi se çfarë tha në Fier. Ashtu siç hyri ashtu doli nga Fieri. Gjithashtu nga entuziazmi i madh Basha u ngjit sërish mbi makinën e tij tip Range Rover duke e perdorur si “podium”, nga ku ka përshëndetur qytetarët me dy gishta. Makina e tij Range Rover e cila kushton 100 mijë euro, u përdor nga Basha si podium për të mbajtur fjalimin e tij, gjë që e bën atë mbajtësin e podiumit më të shtrenjtë në botë.