Je kurioz të dish cilat janë shenjat më të vrullshme? Klasifikimi i mëposhtëm zbulon nga më pak energjiku tek më energjiku, të 12-ta shenjat. Nëse i beson horoskopit dhe asaj që yjet paracaktojnë për ty, atëherë je në vendin e duhur. Çfarë shenje je ti?

Në vendin e 12-të Ujori. Ujori është edhe më pak i vëmendshmi dhe më pak xhelozi edhe për shkak të faktit se nuk dëshiron të humbasë energji.

Në vendin e 11-të Shigjetari. I dashuruar me lirinë dhe autonominë.

Në vendin e 10-të Binjakët.Me shumë ide në kokë, vrull idesh.

Në vendin e 9-të, Virgjëresha. Kujdes nga reagimi i kësaj shenje nëse e provokon.

Në vendin e 8-të, Gaforrja. Fajëson të tjerët shpejt dhe vuan nga xhelozia. Ka vetëkontroll, por mos abuzo.

Në vendin e 7-të Peshorja. Padyshim një shenjë xhelozi, gati paranojake. Nëse nuk i jepen shpjegime shteruese, bëhet i vrullshëm dhe i vështirë për t`u menaxhuar.

Në vendin e 6- të, Demi. Shenjë posesive, madje edhe xheloze. Nuk është i butë në vlerësime nëse shqetësohet nga sjelljet dhe qëndrimet që nuk i pëlqejnë. Nëse tradhtohet në mirëbesim, ai nuk heziton të prishë marrëdhëniet.

Në vendin e 5, Luani. Nga një shenjë zjarri, ç`mund të presësh tjetër? Problemi është sa të ndizet.

Në vendin e 4-të, Bricjapi. Nga pamja e jashtme, ai shfaqet si një person i qetë. Por asgjë nuk i shpëton dhe aktivizon sensorët dhe dëshiron të shkojë deri në fund. Dhe nuk do të lëshohet derisa të ketë qartësi.

Në vendin e 3, Dashi. Shenja shumë xheloze dhe e kujdesshme ndaj territorit që i takon. Ndryshe nga shenjat e tjera të të njëjtit element, ai ka më pak durim, kështu që reagimet e tij do të jenë të menjëhershme dhe të papritura.

Në vendin e 2, Peshqit. Nuk e prisje, apo jo? Ata vërejnë gjithçka, shkruajnë saktësisht dhe pastaj veprojnë.

Në vendin e 1, Akrepi. Një shenjë ekstreme, e aftë të dashurojë marrëzisht, por në të njëjtën kohë duke përjetuar ndjenja ekstreme edhe në kontekstin e zemërimit. Në gjendje ta bëjë armikun të ndihet si personi më i përçmuar në botë, është një shenjë që duhet trajtuar me shumë kujdes.