Gjatë një prononcimi për mediat, pas një vizite tek shkolla “4 Dëshmorët”, ku nisi sot vaksinimi i mësuesve, nuk kanë munguar dhe incidentet me kryeministrin Edi Rama.

Një gazetare e cila ndodhej pranë kreu të qeverisë, ishte pa maskë. Ky detaj nuk i ka shpëtuar kryeministrit Rama, i cili i është kthyer gazetares dhe e ka pyetur për maskën, duke i thënë: “Pse nuk ke maskë? Ik merre”.