Nuk qëndroni dot pa ngrënë ndonjë gjë edhe midis vakteve, por nuk doni as të shtoni në peshë? Ne kemi përgatur një listë me ushqime të cilat mund ti hani pa frikë dhe nuk do të shëndosheni.
1. Molla-Molla është një ushqim që mund të konsumohet në cdo kohë. Ajo përveçse të ngop, mbron shëndetin dhe ul kolesterolin. Konsumojeni me lëkurë pasi ajo ka edhe antioksidues.
2. Proshuta pule-Nëse keni uri gjatë ditës mund të konsumoni edhe disa feta të holla proshute pule. Ato nuk do ju shëndoshin, do ju ngopin shpejt, nuk përmbajnë yndyrë dhe nga ana tjetër janë të pasura me proteina
3. Veza e zier-konsumoni më mirë një vezë të zier sesa ta skuqni atë kur keni uri. Ajo do ju ngope dhe nga ana tjetër do merrni proteina dhe vitaminë A.
4. Buka integrale-Nëse keni uri mund të konsumoni thatë një fetë bukë integrale. Ajo do iu ngopë menjëherë dhe do ju sjelle fibra dhe glucide në organizëm.
5. Kosi natyral-Në çdo moment të ditës kosi natyral është mirë të konsumohet. Burim proteinash dhe kalciumi, ai nuk të shëndosh dhe të ngop.
6. Djathi i bardhë i shkrirë-Nëse nuk keni mundësi të konsumoni kos, merrni një copë të vogël djathë të mardhë (jo më shumë se 100gr dhe pa shtuar asgjë tjetër). Ai është burim proteinash dhe kalciumi.