Pas Europianit, Joakim Lëv do të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Pas 15 vitesh si trajner i “Pancerave”, 61- vjeçari do t’i thotë lamtumirë skuadrës me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2014. Po më pas?

“Bild” shkruan se në drejtim të trajnerit kanë ardhur edhe oferta e parë. Bëhet fjalë për klubin që Lëvi ka drejtuar dikur. Ky klub ndodhet në Turqi dhe njihet me emrin Beshiktash, një nga skuadrat më të mëdha në vend dhe në Europë. Jogi ka qenë pjesë e Beshiktashit në vitin 1998-’99 ku në fund u rendit në vendin e tretë në kampionat. Në këtë pozicion, Beshiktash është edhe sot e kësaj dite teksa në fundjavë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Klubi turk mësohet të ketë kontaktuar Lëvin dhe t’i ketë ofruar atij një kontratë faraonike për ta bindur 61-vjeçarin që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e tyre.