Zjarret në Fier janë shuar, përveç një vatre ne Frakull ku po punojnë 30 forca të FA.

Në pjesën tjetër të kodrave të Frakullës situata paraqitet e qetë.

Megjithatë, ekipet janë duke monitoruar për ndonjë riaktivizim të zjarrit pasi zona është me pyll pishe çka lejon lehtësisht riaktivizim të flakëve.

Nga zjarri që nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, u bë edhe ndërhyrja nga ajri me avionë “Air Tractor” për të neutralizuar flakët. Pati edhe evakuime, por më vonë të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre.