Deputeti Eljo Hysko, është kandidat në listat e PS, i 32 në listën e Tiranës. Hyska, kryetari i FRESSH, po angazhohet në njësinë 5 në kryeqytet dhe synimi i tij është që të arrijë pragun për të qenë sërish në Kuvendin e Shqipërisë, fale listave te hapura.

Por, një zë i njohur i ekranit shqiptar, Klea Huta, është shprehur krah tij mbrëmë me anë të një postimi në instagram. Huta thekson se e njeh Eljon që kur ishin fëmijë dhe se profesionet  e tyre janë realizuar.

Huta shprehet më tej se është në krah të mikut të saj që ëndrra e tij të realizohet, duke theksuar se Eljo përfaqëson një brez të ri me një botëkuptim të ri që beson në këtë qytet. Më poshte postimi i plotë: