Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Jonida Maliqi, është sot vajza e ditëlindjes dhe po feston siç i ka hije.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau me ndjekësit disa poza ku tregoi se kishte udhëtuar drejt Turqisë për ta festuar këtë ditëlindje. Jonida u shfaq në krye të tavolinës duke shijuar ushqimin, teksa priti urimet e të gjithëve.
Për të gjithë ju që u bëtë kuriozë, Jonida ka lindur më 26 Mars të vitit 1983 dhe sot mbush 38 vjeç! E besoni dot?
Këngëtarja s’e tregon fare moshën që ka dhe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj, teksa ruan ende freskinë e kësaj moshe.
Miq e kolegë të shumtë kanë vërshuar sot në mesazhe e komente urimi për këngëtaren, për t’ia bërë akoma më të lumtur këtë ditë speciale.