Pasi ka zbuluar tashmë planet për fanellat e reja (e para dhe e treta), që Juve do të përdorë në sezonin 2021-2022, portali i specializuar bën publik edhe modelin tjetër të bardhezinjve. Një uniformë (që do të përdoret në ndeshjet jashtë, pra në transfertë) që padyshim do të prodhohet nga “Adidas” dhe prezanton një pamje të re interesante.

Kjo, në fakt do të jetë e gjitha e zezë, me logo të bardha në pjesën e përparme. Karakteristika kryesore janë vijat klasike të sponsorit teknik, me shkëlqim dhe zbehen nga portokallia në rozë, pastaj kalojnë në të zezë. I njëjti stil do të përsëritet edhe në pantallonat e shkurtra, të cilat si çorapet do të jenë të zeza.