Do të startojë nga ora 20:45, sfida Juventus-Lacio e vlefshme për javën e 26 të Serisë A italiane.

Juventusi vjen në këtë sfidë pas fitores në mesjavë ndaj Specias me rezultatin 3-0 dhe dëshiron të ketë vazhdimësi për t’i treguar skuadrave milaneze të cilat janë në dy vendet e para që bardhezinjtë janë ende në luftë për fitimin e titullit kampion. Bardhezinjtë vijnë me mungesa të shumta në këtë takim me mungesën e Dibalas, Kielinit, Bentakur dhe Artur të gjithë me probleme muskulore.

Lacio vjen në këtë ndeshje pas humbjes në mesjavë nga Bolonja me rezultatin 2-0 dhe skuadra kryeqytetase pavarësisht momentit jo të mirë, dëshiron një fitore për të qenë një konkurente për zonën Champions. Tek kampi lacial është rikthyer dhe Thomas Strakosha i cili lë pas dëmtimin që e kishte vuajtur prej kohësh dhe pritet të ulet në pankinë.

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Kuadrado, Demiral, Danilo, Aleks Sandro; Bernardeski, Ramsi, Rabio, Kieza; Kulusevski, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

LACIO – (3-5-2): Reina; Maruziç, Hod, Açerbi; Luliç, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Luis Alberto, Fares; Korrea, Imobile. Trajner: Simone Inzagi.