Juventusi është duke bërë plane ta rindërtojë ekipin, pas dështimit të radhës në Ligën e Kampionëve, dhe do të bisedojë me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij në klub. E ardhmja e superyllit portugez në Juventus është në dyshim tani, sipas mediave italiane, pasi bardhezinjtë kanë dështuar ta kalojnë qoftë çerekfinalen në tri sezonet e fundit.

36-vjeçari i ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe marrëveshja e tanishme me klubin i mbaron në verën e vitit 2022. Gazetari i respektueshëm italian Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e Juventusit do të ulën me Ronaldon për të biseduar për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid do të largohet një vit më herët.

La Gazzetta dello Sport raporton se Cristiano mund të mos jetë i lumtur, por e di se nuk e ka të lehtë ta gjejë një klub që mund t’i garantojë pagë të njëjtë. Romano raporton se plani i Juventusit është ta ndërtojë ekipin përreth lojtarëve si Weston McKennie, Federico Chiesa, Matthijs de Ligt dhe Wojciech Szczesny.