Në familjen e të ndjerit Arjan Sala, kryeministri Edi Rama foli edhe për humbjen e deputetit socialist Bashkim Fino.

“Sot kemi dhe humbjen e shokut tonë Bashkim Fino. Ai kaloi një operacion të vështirë para disa kohësh dhe Covidin nuk e përballoi dot. Ishte i veçantë shumë. Shumë njeri i dashur, i butë. Çfarë t’i bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, jo për të ndejtur, varet çfarë gjurme lë”, tha Rama.

Më parë, kryeministri i tronditur nga humbja e papritur kryeministri njoftoi se aktivitetet elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të Finos. Fino humbi jetën në moshën 59-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid.