Ish-sulmuesi Christian Vieri ka folur në kanalin e tij në Twitch në lidhje me eliminimin nga Champions League të Juventus-it, duke kërkuar t’i japë një këshillë Zonjës së Vjetër.

“Nuk duhet të thonë më se duhet të fitojnë Champions-in, PSG e ka bërë për 5 vite dhe i kemi parë rezultatet”, ka thënë Bobo Vieri.

“Vitin e kaluar, që nuk kanë thënë asgjë, kanë arritur në finale. Kur e thua, atëherë presioni rritet ndjeshëm, dihet se luhet për të fituar”.