Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se masat nuk do të ndryshojnë edhe për dy javë, ku nuk do të lejohen grumbullimet dhe se ora policore do të vijoj të qëndrojë deri në 20:00.
“Nga prezantimi i shifrave ka një tendencë ulje dhe është deri diku e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave të propozuar nga komiteti disa javë më parë dhe respektimi i masave nga popullata, pasi ka një përmirësim të lehtë të zbatimit të tyre, por jo në nivelet që duhet. Në Europë disa vende po hyjnë në atë që quhet vala e tretë. Pavarësisht uljes së indikatorëve situata ende mbetet delikate. Për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat të mos ndryshojnë, ora policore nga 20:00-06:00. Baret dhe restorantet do të punojnë vetëm me orën 20:00.online, ndalimi i grumbullimeve dhe pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe. Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Prandaj qytetarët të zbatojnë masat mbrojtëse, të ndalojnë grumbullimet, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën”, tha Rakacolli.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOgertaManastirliu%2Fvideos%2F3844242208993324%2F&show_text=false&width=560″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>