Së shpejti pritet që të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Konitigjenti i parë pritet që të arrijë brenda shtatë ditëve.

Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar për Express se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave.

“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së për Express.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit. Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 860 raste të reja me koronavirus dhe janë raportuar 6 raste të vde kjesh.