Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij nga firmosja e kontratave të banesave me banorët e Kombinatit, tha se qytetarët do të marrin shtëpitë falas dhe se qytetarët do t’i kenë pronë të tyre.
‘Shtëpitë janë falas, i gëzojnë qytetarët i kanë pronë të tyre, e japin me qira e shesin e trashëgojnë është komplet pronën e tyre. Histori tjetër është një shpërblim i brendshëm i gjithë atij mundimi që kryeministri apo ne të tjerët jemi munduar për të siguruar vaksinat.
Unë ju them ju qytetarëvë të Kombinatit apo të njësisë nr.4 në 5 Maj shtëpitë janë tuaja. Do ti bëjmë më të mira seç i keni pasur, do ti keni tuajat që ti trashëgoni. Gjithë mundimi shpërblehet, jo në aspektin politik por në aspektin shpirtëror.’– tha Ahmetaj.