Boris Johnson zbuloi gjatë seancës së pyetjeve në Dhomën e Komuneve se ai ishte thirrur për t’u vaksinuar kundër Covid-19, pasi, sipas protokolleve ai ishte në listën e mbi 50-vjeçarëve.
”Unë do të marr dozën e parë të vaksinës shumë shpejt”, theksoi kryeministri konservator, i nxitur nga pyetja e një deputeti në lidhje me nevojën për të siguruar britanikët.
”Dhe sigurisht që do të jetë AstraZeneca”, vuri ai në dukje.
Pezullimi i AstraZeneca=s, i vendosur përkohësisht nga disa vende të BE, nuk zbatohet nga Londra.